AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 10:15

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, prokurorët: Kemi prova të reja që implikojnë Tahirin!

Sapo ka nisur mbledhja e Këshilit të Mandateve, ku po diskutohet heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Prokurori Hajdarmataj ka thënë se prokuroria ka prova të reja, të cilat përbëjnë sekret hetimor dhe me gjasa do të diskutohen në mbledhje pa praninë e medias. Sipas prokurorit këto prova implikojnë Tahirin në trafikun e drogës.

Hajdarmataj: Dëshirojmë të paraqesim prova të reja. Kërkojmë të administroni provat e reja që kemi depozituar ditën e djeshme. Këto akte përbëjnë sekret hetimor.

Avokati i Tahirit: Duhet të na shpjegojë prokurori cfarë përmban letërporosia. Nëse është nga Katania, ky material është publik dhe nuk është provë e re.

TPZ.AL