TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, në orën 10:00 do të rinisë mbledhjen Komisioni i Mandateve pranë Kuvendit Popullor, i cili do të shqyrtojë dhe do t’i japë përgjigje kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Dje në mbrëmje, avokati i Tahirit, Artan Hajdari, kërkoi tri ditë kohë – deri të hënën – për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tij, por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruço vendosi për sot.
Po dje në mbrëmje vonë, Prokuroria italiane e Katanias solli edhe 400 faqe përgjigje, ku sipas burimeve, provat për implikimin e Saimirit në trafikun e drogës, përmes kushërinjve të tij, vëllezërit Habilaj, janë të vëertetueshme. (Tpz.al)