AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 22:06

Mbërrijnë në Prokurori të tjera dosje nga Italia për Tahirin

Mbërrijnë në Prokurori të tjera dosje nga Italia për

Pak minuta më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur prova dhe fakte të reja për dosjen “Habilaj”, ku përmendet si i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria kërkon arrestimin.

Tzp.al mëson se pranë organit të akuzës, kanë mbërritur rreth 400 faqe të tjera me prova dhe fakte që mbështesin dy akuzat e ngritura nga Prokuroria për ish-ministrin Tahiri. Ndërkohë në total, dosja voluminoze është mbi 1500 faqe, me përgjime dhe prova të patjetërsueshme, nga hetimi që ka zhvilluar për katër vite me radhë nga Prokuroria e Katanias në Siçili.

Dosja në fjalë, prej 400 faqesh, ka mbërritur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Italia, pas letër-porosive që ka dërguar Prokuroria e Përgjithshme në Katania./TPZ.AL/