AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 09:48

Ish-këshilltari i Trump: Xhorxh W. Bush, presidenti më "shkatërrues" i SHBA

Ish-këshilltari i Trump: Xhorxh W. Bush, presidenti më

Xhorxh W. Bush ishte presidenti më "shkatërrues" në historinë amerikane. Kjo është ajo që pohoi Steve Bannon gjatë një konvente të Partisë Republikane në Kaliforni.

Ish-këshilltari i Donald Trump përdor fjalë të ashpra kundër Bushit duke e quajtur atë "të paaftë" dhe "të zënë ngushtë".

Dhe duke iu referuar sulmit të fundit të ish-presidentit kundër administratës Trump, Bannon e sulmoi Bushin: "Ai nuk e di se çfarë thotë, madje se edhe ku po shkon, saktësisht njëllojkur ai ishte president". (Tpz.al)