AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 10:37

LAJM I FUNDIT/ Provat e reja për Saimir Tahirin, nga prokuroria e Leçes, jo e Katanias

LAJM I FUNDIT/ Provat e reja për Saimir Tahirin, nga prokuroria e

 

Burime për Tpz.al, bëjnë me dije se provat e reja për të cilat është duke folur prokurori Hajdarmataj në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura, kanë ardhur nga prokuroria e Leçes dhe jo e Katanias. Sipas të njëjtave burime, dosja ka mbërritur natën vonë dhe përmban përgjime ambientale të bandës "Habilaj", por që kompromentojnë Saimir Tahirin.

Mësohet se prokurorët do t'i paraqesin këto prova gjatë mbledhjes së sotme, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Prokurorët do të shpjegojnë provat që implikojnë Tahirin, për të rrëzuar pretendimin e mazhorancës se kemi të bëjmë me një sulm politik.

TPZ.AL