TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca e Komisionit të Mandateve, ka shënuar edhe disa lapsuse gjatë fjalimeve të mbajtura. Avokati i deputetit socialist, Artan Hajdari, e quajti gabimisht Moisi Habilajn, si Moisi Tahiri.
Në krah të tij ishte Saimir Tahiri, i cili e korrigjoi avokatin duke i thënë që e ka Moisi Habilaj. Ndërkohë avokati Hajdari, këtë situatë e kaloi me të qeshur ndërsa kërkoi ndjesë.
Një ditë më parë, po në Komisionin e Mandateve, u shënua një tjetër lapsus. Ish Ministri Tahiri e quajti deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj, si Enkelejd Habilaj. Edhe kjo ishte një tjetër gafë, që kaloi sërish e të qeshura.
Interesante është fakti se Moisi Habilaj, edhe i arrestuar në Itali, vijon të turbullojë ish Ministrin Tahiri dhe avokatin e tij./TPZ.AL/