AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 11:11

EKSKLUZIVE/ Vota e Nasip Naços do të jetë për heqjen e imunitetit të Tahirit

EKSKLUZIVE/ Vota e Nasip Naços do të jetë për heqjen e

Burime konfidenciale të TPZ.AL, bëjnë me dije se vota e deputetit të LSI-së, Nasip Naço, do të jetë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Sipas këtyre burimeve, Naço do të bashkojë votën me deputetët e Partisë Demokratike.

Mësohet se Naço është shprehur kategorik në vendimin e tij, dhe se nëse do t'i thuhej se duhet të votonte pro Tahirit, ai do të dorëhiqej.

Gjatë ditës së sotme ka patur mjaft spekulime për votën e Naços, se ajo mund të devijonte, por tashmë është konfirmuar se ajo do të jetë pro heqjes së mandatit./TPZ.AL/