AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 10:31

Ja ku është Ëngjëll Agaçi, kapet "mat" me ish kryeministrin (Foto)

Në kohën kur në Shqipëri vëmendjen e ka marrë mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’i hapur më pas rrugën kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, në plan të dytë kanë dalë edhe politikanë si Fatos Nano.

Ish- kryeministri është kapur në një foto duke darkuar me njeriun më të afërt të Edi Ramës, Engjëll Agaçin. Por nuk dihet nëse kjo foto është e ditës së djeshme, apo më e vjetër. Thuhet se foto është shkrepur në zonën e ish- bllokut në Tiranë, ndërsa nuk dihet arsyeja e këtij takimi. Ndërkohë, mesa duket kjo foto është publikuar nga disa portale dhe media pranë qeverisë, për të hedhur poshtë edhe pretendimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama, është nisur drejt Italisë për të ndërhyrë në dosjen e "Habilajve"./TPZ.AL/