AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 09:23

Arrestohet Hoxhaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Katanxaros

Arrestohet Hoxhaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga

Gjatë natës në vijim të operacionit dhe kontrolleve të ushtruara nga policia lokale Vlorë dhe FNSH Fier u kap një person në kërkim ndërkombëtarë, konkretisht shtetasi Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjet me vete një armë e ftohtë, thikë.

(Tpz.al)

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2049912161961811/