TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moisi Habilaj, njeriu që drejton kartelin e drogës në Vlorë dhe që tashmë është arrestuar nga prokuroria e Katanias Itali, si personi që ka organizuar dërgimin e 21 ngarkesave me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, rezulton të jetë “falur” nga gjykata e Vlorës në nëntor të 2005.
Megjithëse ekzistonin prova bindëse, si gjurmë gishtash dhe vetë Habilaj e ka pranuar në gjykatë se ai kishte dijeni për sasinë prej 53 kg drogë, ai nuk është dënuar për akuzën e “Mbajtjes, përpunimit të bimëve narkotike në bashkëpunim” siç kishte kërkuar përfaqësusi i prokurorisë, por gjykata i ka ndryshuar këtë akuzë, duke e dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim. Këtë masë dënimi Habilaj mësohet se e kishte kryer gjatë periudhës së paraburgimit, dhe është liruar nga qelia vetëm pak ditë para se të festohej Viti i Ri 2006. Por nga ana tjetër, në një intervistë më 11 shkurt 2016, në Top Story, Tahiri del zbuluar. Ai pranon, jo vetëm që ka raporte me kushurinjtë Habilaj, por gjithashtu i mbron duke thënë se ata nuk janë eksponentë të botës së krimit. "Në dijeninë time, kushurinjtë e mi nuk janë kriminelë. Nëse ata rezultojnë trafikantë, atëhere unë do t'i kërkojë falje publikut."- shprehet Tahiri. Pretenca e prokurorisë Moisi Habilaj 7 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes, përpunimit e tregtimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim Shpërblim Alliu 7 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes, përpunimit e tregtimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim Flamur Zeka 7 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes, përpunimit e tregtimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim Ylli Hoxha 10 muaj burgim për akuzën e "Moskallëzim Krimi" Vendimi i gjykatës Shpërblim Alliu 4 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes, përpunimit e tregtimit të bimëve narkotike” Moisi Habilaj 10 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e "Moskallëzim Krimi" Flamur Zeka 10 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e "Moskallëzim Krimi" Ylli Hoxha 10 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e "Moskallëzim Krimi" /TPZ.AL/ Më poshtë video kur Tahiri mbronte kushurinjtë Habilaj: https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/885272421633666/