AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 23:43

Rama nuk përmbahet kur në ekran shfaqet Fatos Lubonja, i kujton burgun e komunizmit

Rama nuk përmbahet kur në ekran shfaqet Fatos Lubonja, i kujton burgun

Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur kur në ekran, gjatë emisionit ‘Dritare’, u shfaq një debat i viteve më parë midis tij dhe analistit Fatos Lubonja.

Rama e konsideroi Lubonjën si shpifësin më të madh në Shqipëri dhe i ka kujtuar burgun që ka kryer gjatë periudhës së komunizmit si “armik i partisë”.

“Fatos Lubonja është shpifësi më i madhi, po ka vetëm një gjë që e shpëton nga beteja ime, që ka qenë i dënuar”, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës për Lubonjën është hedhur menjëherë poshtë nga gazetarët në studio, të cilët kanë kritikuar kryeministrin për deklaratën.