SPORT, 7 Nëntor 2017, 11:17

Strakosha portieri më i mirë në Itali, mes 20 futbollistëve më të vlerësuar

Strakosha portieri më i mirë në Itali, mes 20 futbollistëve

Thomas Strakosha nga dita e djeshme është pjesë e grumbullimit të kombëtares, por në Itali mediat italiane vazhdojnë të vlerësojnë gardianin shqiptar për paraqitjet e tij. Edhe pse Lazio e tij nuk luajti në fundjavë, nota për të vazhdon të mbetet e lartë nga votat e portalit italian “tuttomercatoweb”.

Strakosha për momentin është në pozicionin e 19 të listës me 20 futbollistët më të mirë. Ai ka notën mesatare 6.41 ashtu si Chiesa dhe Suso i Milanit. 22-vjeçari është portieri më i mirë për momentin në Itali sipas vlerësimeve të portalit italian.

Në këtë renditje padyshim kanë ndikuar dhe prezantimet e shkëlqyera me Juventusin si dhe ato të javëve të fundit, teksa ka shpëtuar në disa raste portën e bardhekaltërve. /vipsport.al/

TOP 20

1 – IMMOBILE (Lazio) 7,05

2 – DZEKO (Roma) 6,77

3 – INSIGNE (Napoli) 6,67

4 – KOLAROV (Roma) 6,65

5 – LUIS ALBERTO (Lazio) 6,64

6 – MERTENS (Napoli) 6,64

7 – VERDI (Bologna) 6,63

8 – SKRINIAR (Inter) 6,63

9 – TORREIRA (Sampdoria) 6,59

10 – CUADRADO (Juventus) 6,55

11 – KOULIBALY (Napoli) 6,55

12 – DYBALA (Juventus) 6,50

13 – ALLAN (Napoli) 6,50

14 – GHOULAM (Napoli) 6,50

15 – QUAGLIARELLA (Sampdoria) 6,45

16 – MILINKOVIC-SAVIC (Lazio) 6,45

17 – ICARDI (Inter) 6,42

18 – CHIESA (Fiorentina) 6,41

19 – STRAKOSHA (Lazio) 6,41

20 – SUSO (Milan) 6,41