SPORT, 9 Prill 2022, 23:25

Shkëlqejnë yjet e PSG, fitore tenistike ndaj Klermont

Shkëlqejnë yjet e PSG, fitore tenistike ndaj Klermont

PSG dhuron spektakël në stadiumin “Gabriel Montpied” dhe mposht me rezultatin tenistik 6-1 vendasit e Klermont, në ndeshjen e javës së 31-të në kampionatin francez.

Neymar (6', 71' dhe 83') dhe Kylian Mbappe (19', 74', 80') shënuan secili nga një tregolësh, ndërsa Mesi është njeriu asist, pasi jep tre të tilla për shokët e sulmit.

Skuadra pariziene shkon në kuotën e 71 pikëve në tabelën e klasifikimit dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i titullit kampion.

Rennes mposht Reims në transfertë dhe rimerr vendin e dytë në Ligue 1. Bourigeaud shënon një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Terrier çon rezultatin në 0-3 për Rennes.

U duk një fitore e lehtë, por vendasit reagojnë dhe shënojnë dy gola me Busi dhe Cajuste. Reims rihap ndeshjen dhe u afrua barazimit, por në fund nuk arrin që të evitojë dot humbjen.

Shkëlqejnë yjet e PSG, fitore tenistike ndaj Klermont