TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Union Berlin fiton bindshëm 4-1 derbin kundër Hertës në “Olympiastadion” dhe falë këtij suksesi ngjitet në kuotën e 44 pikëve në renditjen e Bundesligës.
Union Berlin triumfon përballë rivalëve të qytetit dhe vazhdon të jetë në garë për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Haraguchi shënon golin e parë të sfidës në pjesën e parë, duke kaluar Unionin në avantazh. Hertha barazon në pjesën e dytë, por më pas dorëzohet dhe pëson edhe tre gola të tjerë.
Humbja në derbin e sotëm komplikon seriozisht pozitat e Hertës, që tashmë rrezikon seriozisht rënien në kategorinë inferiore.