TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tifozët e Legia të Varshavës i kanë surprizuar të gjithë me banerin e shpalosur në sfidën e sotme ndaj Leh Poznan në transfertë.
Ultrasit e klubit polak, pjesë e së cilit janë edhe 3 futbollistët shqiptarë, Muçi, Çelhaka dhe Kastrati paraqitën në një fotografi të madhe, presidentin e Rusisë Vladimir Putin të lidhur me litarë në fyt, teksa mbante veshur fanellën e Spartakut të Moskës. Ky moment është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe është duke bërë xhiron e internetit. Nuk kanë munguar as korret kundër tij.
"Ruska kurwa" and a huge banner with #Putin in a noose
— NEXTA (@nexta_tv) April 9, 2022
In such an atmosphere today match between #Poznań "Lech" and #Warsaw "Legia" was held. pic.twitter.com/X0QVVJU71x
Për sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Titullarë në këtë duel u aktivizuan Çelhaka dhe Kastrati ndërkohë që Muçi nuk ishte fare i disponueshëm.