SPORT, 9 Prill 2022, 20:13

Interi shkurton distancën me Milanin në krye, zikaltrit fitojnë pa problem përballë Veronës

Interi shkurton distancën me Milanin në krye, zikaltrit fitojnë

Interi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion, me suksesin e ditës së sotme kundër skuadrës së Veronës (2-0).

Barela (22') dhe Xheko (30') siguruan fitoren e Interit që në pjesën e parë. Pjesa e dytë vazhdoi me raste të shumta për të dyja ekipet, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Interi ngjitet kështu në vendin e dytë me një pikë distancë nga Milani, duke i vendosur në presion “kushurinjtë” dhe Napolin që duhet ende të luajnë sfidat e kësaj jave.