TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Empoli dhe Specia nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me tyre në sfidën e javës së 32-të të Seria A, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë në një takim që në fushën e lojës kishte edhe një “derbi” shqiptarësh.
Ishin miqtë ata të cilët dominuan pjesën e parë të takimit dhe provuan të gjenin golin e avantazhit, por Rey Manaj&CO nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.
Nga krahu tjetër pjesa e dytë do të fliste për vendasit të cilët kërkuan të dilnin me 3 pikë nga kjo përballje, por loja e bukur e Asllanit dhe Bajramit nuk mjaftuan për Empolin që të dilte fitimtarë në këtë ndeshje.
Edhe pse të dyja ekipet kishin rastet e tyre për të shënuar, kjo sfidë do të mbyllej në “paqe”, me Empolin që shkon në kuotën e 34 pikëve i pozicionuar në vendin e 12-të, ndërkohë nga ana tjetër Spezia e Manajt ndodhet në vendin e 15-të me një pikë më pak.