TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në orën 18:00, Interi do të presë Veronën për ndeshjen e vlefshme të javës së 32-të, në një përballje që do të ketë rëndësi të madhe për objektivin titull të zikaltërve. Ndërsa bie në sy mungesa e Lautaro Martinezit, i skualifikuar për kartonë, përgjegjësia bie mbi Simone Inzagin që duhet të zgjedhë formacionin e duhur për ta çuar drejt fitores. Trajneri zikaltër ka besim te skuadra dhe këtë e ka shprehur në deklaratën e djeshme për “Inter Tv”. “Mund të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë tekniku në nisje të analizës së ndeshjes së sotme.
FITORJA ME JUVEN – “Ishte një fitore e rëndësishme nga të gjitha pikëpamjet sepse ishte një rival i fortë dhe direkt. Me tri pikët mund të qëndrojmë koherent me Napolin dhe Milanin dhe të luajmë në mënyrën më të mirë fundin e sezonit. U quajt fitore e pistë, por unë i shikoj djemtë e mi çdo ditë dhe mund t’ju them se kjo skuadër mund të fitojë çdo lloj ndeshjeje. Në Torino jemi treguar të gjithë të zotë dhe kemi ditur të vuajmë dhe të dalim triumfues”.
VERONA – “Do të jetë një ndeshje sa e rëndësishme për ne, aq dhe e vështirë. Skuadra që do të gjejmë luan me shumë intensitet dhe ka lojtarë me cilësi, që e kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Tani na ngelet ne të bëjmë një ndeshje të madhe, prej Interi të vërtetë, ashtu si duhet të bëjmë në të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur, të cilat mundemi t’i fitojmë të gjitha”.
SULMI – “Mungesa e Lautaros nuk bën problem sepse kam fatin të kem sulmues si Xheko, Korrea, Kaisedo e Sançez që janë në kushte të mira fizike. Të gjithë po stërviten si duhet, por do të duhet një ndeshje e mirë jo vetëm nga sulmuesit, por nga gjithë skuadra”.
TIFOZËT – “Jam shumë falënderues për mbështetjen që na kanë dhënë. Ka qenë shumë e rëndësishme, sepse kanë qenë një shtysë e madhe gjatë gjithë vitit, diçka që jam i sigurt që do ta bëjnë edhe në këtë fund sezoni, kur më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen e tyre”.