SPORT, 9 Prill 2022, 23:14

Reali triumfon ndaj Getafes, titulli kampion më pranë

Reali triumfon ndaj Getafes, titulli kampion më pranë

Humbja në “El Clasico” dhe forma e Barcelonës në ndeshjet e fundit kishte lënë të mendohej se Real Madrid mund të kishte probleme në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Por skuadra e Ançelotit, pas fitores së rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Çelsit, ka marrë edhe një tjetër në kampionat duke mundur në shtëpi me shifrat 2-0 Getafen.

Në një sfidë ku në mesfushë mungonin Modriç e Kros të lënë pushim nga Ançeloti, golin e ka gjetur Kasemiro në minutën e 38 të duelit, për të zgjidhur një ndeshje të komplikuar deri në ato momente për rezistencën e rivalëve.

Kjo ia bëri më të thjeshtë Realit që të administronte lojën dhe në vijimin e duelit të gjente edhe golin e dytë me Lukas Vazkez, i cili shënoi me qetësi me të majtën, duke mbyllur praktikisht duelin në minutën e 68. Më pas Ançeloti uli në stol emrat kryesorë si Benzema, Kasemiro, Vinicus e Alaba, duke menduar për sfidën e mesjavës.

Reali triumfon ndaj Getafes, titulli kampion më pranë