TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi ka turpëruar skuadrën e Sauthemptonit në ndeshjen e javës së 31-të të Premier Leagues. Blutë e Londrës u treguan të pamëshirshëm ndaj skuadrës së Armando Brojës, pasi i mposhtën me rezultatin e thellë 6-0.
Alonso 8’, Mount 16’ dhe 54’, Verner 21’ dhe 49’ shënuan dygolësh, ndërsa Havertz 31' shënuan emrin e tyre si portagonistët e kësaj ndeshje që foli në favor të skuadrës së Thomas Tuchel, me Sauthemptonin që ishte inekzistent në këtë takim.
Pas kësaj fitoreje blutë e Londrës shkojnë në kuotën e 62 pikëve, ndërsa Sauthemptoni mbetet në vendin e 12-të me 36 pikë.
Në sfidën tjetër, Brajton ka “shkelmuar” fort skuadrën e Arsenalit, pasi e ka mposhtur me shifrat 2-1 në një takim që ishte i luftuar nga të dyja skuadrat. “Topçinjtë” humbasin kështu një mundësi për të kaluar Totenhemin në renditje dhe për t’i marrë vendin e 4-të, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Brajtonpas 3 pikëshit të siguruar në këtë takim koleksionon kështu 37 pikë i pozicionuar ne vendin e 11-të, ndërsa Arsenali i Granit Xhakës mbetet në vendin e 5-të me 54 pikë.
Po ashtu fitore me rezultatin 3-0 siguroi Lids ndaj Uatford. Skuadra e Lids merr kështu 3 pikët në transfertën e Watfordit, takim shumë i rëndësishëm për mbijetesën në Premier League.
Me këtë fitore Lids arrin në kuotën e 33 pikëve në vendin e 16-të, ndërsa Uatford “ngec” në vendin e 19-të me 22 pikë.