SPORT, 9 Prill 2022, 16:57

Mançester Junajtid nuk sheh dritë në fund të tunelit, mposhtet nga Evertoni i vendit të 17-të

Mançester Junajtid nuk sheh dritë në fund të tunelit,

Mançester Junajtid ka humbur në mënyrë befasuese ndeshjen e ditës së sotme kundër  Evertonit, i cili gjendet në vendin e 17-të në renditjen e Premier Ligës.

Ekipi i drejtuar nga Frenk Lampard surprizoi miqtë me një gol të Gordon në minutën e 17-të, gol i cili vulosi fatet e takimit.

Mungesa e reagimit pas golit nga ana e Junajtid, që nuk arriti dot të thyente mbrojtjen e Everton tregon situatën e vështirë në të cilën gjendet skuadra e drejtuar nga Ralf Ragnik.

“Djajtë e kuq” gjenden tashmë në vendin e 7-të në renditje, me Ligën e Kampioneve që duket një mirazh i largët në horizont.