SPORT, 9 Prill 2022, 20:58

Totenhemi shkatërron Aston Vilën, londinezët blindojnë vendin e katërt

Totenhemi shkatërron Aston Vilën, londinezët blindojnë

Totenhemi merr fitoren e katërt radhazi në kampionat, shkatërron 4-0 në “Villa Park” Aston Vilën dhe konsolidon pozitat në vendin e 4-t në renditjen e Premier League.

Heung-Min Son ka qenë protagonisti absolut për skuadrën e Contes me tregolëshin e shënuar, ndërsa goli i Kulusevskit plotëson pokerin në këtë fitore të madhe të Tottenham.

Londinezët zhbllokojnë sfidën shumë shpejt dhe vendasit mundohen të reagojnë në pjesën e parë, por nuk arrijnë që të shënojnë.

Tottenham dominon në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, që sjellin një sukses me vlera. Falë humbjes së Arsenalit në ndeshjen respektive, Totenhemi konsolidon pozitat në zonën Champions.