SPORT, 9 Prill 2022, 17:53

Levandovski nderon Bajernin, fitore me peshë për Këlnin dhe Volfsburgun

Levandovski nderon Bajernin, fitore me peshë për Këlnin dhe

Bajerni mposht me vështirësi 1-0 Augsburgun dhe hedh një hap të madh drejt titullit të radhës në Bundesligë. Një gol i Lejandovskit (i 32-ti në kampionat këtë sezon) nga pika e bardhë e penalltisë 10 minuta para përfundimit të takimit ka vendosur fatin e kësaj sfide.

Falë këtij suksesi bavarezët konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes (nëntë pikë më shumë se Dortmund) dhe hedhin një hap të madh drejt titullit të radhës kampion, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i Bundesligës.

Volfsburgu ka marrë një fitore të çmuar përballë një rivali direkt si Arminia Bielefeld dhe ka hedhur një hap të madh drejt mbijetesës në Bundesligë. Pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, “ujqërit” mposhtin bindshëm 4-0 rivalët e Bielefeld dhe shkëputen tetë pikë nga zona e Plat Out-it (pozicion që mbahet nga Arminia).

Borusia Monshengladbah ka fituar 2-0 në transfertën përballë Greuther Furth të vendit të fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në kampionat. Thuram dhe Plea vendosin fatin e kësaj sfide me golat e shënuar që në pjesën e parë.

Këlni fiton me përmbysje 3-2 sfidën përballë Mainz dhe ngjitet në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit. Mainz kalon në avantazh të dyfishtë, por vendasit përmbysin gjithçka dhe marrin një sukses, që mban gjallë ëndrrën europiane.