SPORT, 8 Prill 2022, 20:13

Januzaj i bashkohet shqiptarëve në Serinë A, agjenti ja ofron mesfushorin klubit historik italian

Januzaj i bashkohet shqiptarëve në Serinë A, agjenti ja ofron

Adnan Januzaj pritet t’i bashkohet lojtarëve të shumtë shqiptarë në Serinë A. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ja ka ofruar kartonin e futbollistit Napolit, me klubin që nga ana e tij ka shfaqur interes për t’a realizuar këtë transferim.

Kontrata e Januzaj me klubin ku luan aktualisht, Real Sociedad, skadon në përfundim të këtij sezoni. Në këto kushte futbollisti me origjinë shqiptare do të ishte në kërkim të një eksperience të re në Itali.

Sipas asaj që raporton ‘Tuttomercatoweb”, mundësitë për konkretizimin e transferimit janë, por Napoli duhet të bëjë zgjedhjen mes Januzajt dhe lojtarëve të tjerë që kërkon, për të zgjedhur sulmuesin e radhës në skuadrën e drejtuar nga Luçiano Spaleti.