TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli nuk i përgjigjet Milanit dhe Interit në betejën për titullin kampion. Skuadra e Luciano Spalletit barazoi me Romën 1-1 dhe verdhekuqtë e Mourinho vijojnë të jenë të pathyeshëm në 12 ndeshje radhazi në Serie A.
Napoli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi në minutën e shtatë Lozano rrëzohet në zonë deh me ndërhyrjen e VAR u akordua penallti në favor të skuadrës vendase.
Lorenzo Insigne nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë, duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë në minutën e 11-të. Ndeshja vijoi e fortë, por rastet nuk ishin të shumta. Roma rrezikoi me Smalling në fund të pjesës së parë, si dhe me Pellegrinin.
Topi i gjuajtur nga ky i fundit u devijua nga Osimhen shkoi në traversë dhe jashtë më pas. Roma në fillim të pjesës së dytë u mundua të barazonte dhe rrezikoi në dy raste me Karsdorp dhe Tammy Abraham.
Alex Meret ishte në lartësinë e duhur dhe nuk i lejoi miqtë të shënonin. Nga ana tjetër Napoli provoi të shënonte me Elmas dhe Zielinski fillimisht, kurse në minutën e 80-të Osimhen goditi rrjetën e jashtë me top.
Roma tentoi deri në fund të shënonte golin e barazimit dhe ia doli në minutën e parë shtesë me El Shaarawy (91'). Abraham asistoi për sulmuesin italian, i cili nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Gjithçka përfundoi në barazim 1-1.