SPORT, 18 Prill 2022, 17:55

Kosova si Shqipëria në kupat e Europës, nga ky vit me katër skuadra dhe nuk ka më paraeliminatore

Kosova si Shqipëria në kupat e Europës, nga ky vit me katër

Klubet kosovare kanë bërë hapa gjigand përpara në pak vite të tyre në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Fitoret dhe kalimi i turit prej disa prej këtyre klubeve, i kanë bërë të mundur Kosovës që të sigurojë një rritje drastike në renditjen ndërkombëtare në pak vite e kështu pak nga pak të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse.

Kështu, Kosova e nisi në vitin 2017 praninë në Kupat e Europës me një skuadër në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër në Ligën e Europës.

Por, falë sukseseve në turet paraeliminatore e shpesh ecurinë e mirë edhe në kualifikuese, numri i skuadrave kosovare u rrit, duke u bërë me dy skuadra përfaqësuese në Ligën e Europës.

Gjithashtu, skuadrat kosovare nuk do të merrnin më pjesë në turnetë paraeliminatorë, por futeshin direkt në turin e parë kualifikues.