SPORT, 18 Prill 2022, 14:54

FOTO/ Laçi mban lart “flamurin” e skuadrave shqiptare në Europë, UEFA publikon renditjen

FOTO/ Laçi mban lart “flamurin” e skuadrave shqiptare në

Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare në Europë vitet e fundit ka qenë pozitive, pasi ekipet kanë arritur të kalojnë disa ture.

Në bazë të ndeshjeve të luajtura në kompeticionet europiane kemi edhe skuadrën që renditet më lart se skuadrat e tjera.

Sipas “Newsport.al”, UEFA së fundmi ka publikuar renditjen dhe sa i takon Abissnet Superiore, skuadra që renditet më lart në këtë listë është Laçi, me kurbinasit e Shpëtim Duros që kanë koeficientin më të lartë.

Pas bardhezinjve renditet Kukësi dhe Teuta, ndërsa Partizani lë pas në renditje Skënderbeun, ku pas tij vijnë Tirana, Vllaznia dhe Luftëtari.

FOTO/ Laçi mban lart “flamurin” e skuadrave shqiptare në