SPORT, 18 Prill 2022, 19:52

Goditje e madhe në çdo repart, Reali dëshiron të jetë Galaktik edhe në merkato

Goditje e madhe në çdo repart, Reali dëshiron të jetë

Antonio Rudiger në mbrojtje, Paul Pogba apo Aurelien Tchouameni në mesfushë, Kylian Mbappé në sulm. Pra, Real Madridi i Florentino Perezit dëshiron të kthehet në Galaktik edhe në treg dhe jo vetëm në fushë.

Nëse do mundet që tashmë këtë sezon të fitohet La Liga (vendi i parë aktual +15 ndaj Barcelonës dhe Sevillas) dhe Champions League (gjysmëfinale me Manchester Cityn), gjatë verës së ardhshme, klubi i Loss Blanços në fakt synon të përforcohet me të paktën një goditje të madhe në çdo repart.


Real Madrid i ka të gjithë mundësitë për t’i kryer këto transferime. Ky klub ka një potencial të madh ekonomik dhe vera pritet të jetë tejet e nxehtë…