TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lojtarët shqiptarë vitet e fundit janë bërë të dëshiruar nga skuadra më emër ne elitën e futbollit europian. I fundit që ka rënë në radarët e skuadrës së Eintrahti të Frankfurtit është edhe lojtari me origjinë shqiptare i Servette.
Bëhet fjalë për Kastrioti Imerin, i cili është kthyer në një nga mesfushorët më të ndjekur në futbollin zviceran.
Sipas mediave zvicerane, në fitoren që Servette arriti ndaj Sion me shifrat 2-1 në mesin e 10 mijë spektatorëve në “Stade de Geneve” ishin të pranishëm edhe skaut të dërguar nga skuadra gjermane për të ndjekur nga afër mesfushorin 21-vjeçar.
Kujtojmë se kontrata e Imerit përfundon në vitin 2023 dhe për drejtorin sportiv të Servettes, Philippe Senderos, është shansi i fundit për të përfituar nga shitja e tij, pasi s’duan të rrezikojnë ta humbasin lojtarin me parametra zero vitin e ardhshëm.