TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real i Madridit vazhdon marshimin e tij drejt titullit pasi mposhti në shtëpi Alaves me rezultatin e pastër 3-0. Asensio, Vinicius dhe Benzema mjaftuan për ekipin e Ançelotit që të dilnin nga ky takim me tri pikë të plota.
Një pjesë e parë e qetë për të dyja ekipet që provuan disa herë të ndryshoni rezultatnin, por pa rrezikuar shumë në portat kundërshtare. Megjithatë, ishte Asensio ai që zhbllokoi takimin me një supergol në pjesën e dytë.
Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e 62-të me një goditje nga jashtë zone që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare.
Ndërkohë, në minutën e 80-të Vinicius Junior dyfishoi gjithçka duke i dhënë edhe qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Ndërsa goli i tretë do të vinte nga Benzema me anë të një 11-metërshi në minutat e fundit të takimit. Goli i tij vulosi edhe takimin që përfundoi me rezultatin 3-0.
Kështu, Reali vazhdon marshimin drejt titullit kampion dhe ngjitet në kuotën e 57 pikëve, shtatë më shumë se Sevija e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Kadiz dhe Getafe janë ndalur në një barazim 1-1. Golit të Borja Mayoral me një 11-metërsh iu përgjigj Negredo në fundin e pjesës së parë.