TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Empoli është kthyer në një “strehë” të rëndësishme për futbollistët shqiptar. Pas Nedim Bajramit, fantazisiti që po shkëlqen me paraqitjet e tij në Serie A, ku së fundmi është bërë pjesë edhe përfaqësueses kuqezi, një tjetër lojtarë që po fiton pak nga pak statusin e titullarit është edhe Kristjan Asllani, lojtar për të cilin Erjon Bogdani pak kohë më parë u shpreh se do të jetë një pikë referimi në Kombëtare.
Në dy sfidat e fundit në Serie A, Asllani ka zbritur në fushë si titullar, për këtë temë është pyetur edhe trajneri i Empolit, Andreazzoli:
“Sa është rritur Asllani në këto dy sfida të fundit si titullar? Mbetet për t'u verifikuar, por ne ishim të bindur duke parë rritjen e tij në gjashtë muajt e fundit. Djaloshi është i zoti, po tregon atë që mendonim, shpesh edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera trajneri i Empolit.