TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sauthemptoni ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe përballë Evertonit të Frenk Lampard. Vendasit fituan me rezultatin 2-0, ku shënuan Armstrong (53') dhe Long (85').
Në këtë përballje protagonist ishte dhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili edhe pse nuk shënoi, sërish e vuri në vështirësi mbrojtjen mike.
Në tre rastet e 20-vjeçarit, portieri Pikford u ndihmua nga fati, ku dy goditje u bllokuan nga mbrojtësit dhe në të tretin topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 83’, Broja u zëvendësua për t’i lënë vendin Long dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur sulmuesin e talentuar shqiptar.