SPORT, 19 Shkurt 2022, 22:51

Këlni mposht Frankfurtin, Frajburgu e Hofenhajmi fitojnë në transfertë

Këlni mposht Frankfurtin, Frajburgu e Hofenhajmi fitojnë në

Janë luajtur pesë ndeshje të tjera në javën e 23 të Bundesligës gjermane. Këlni mposhti në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Eintraht Frankfurt. Ishte Modeste ai që vendosi takimin pas golit të shënuar në minutën e 84.

Fitore ka arritur edhe Hofenhajmi ndaj Volfsburg që ruan pozitat në vendin e katërt. Miqtë e panë vetën në disavantazh pas golit të Wind në minutën e 36-të të takimit, por Bruun Larsen dhe Kramaric i dhanë fitoren dhe tre pikët Hoffenheim.

Të njëjtin hap ndjek edhe Frajburgu që qëndron në vend të pestë pasi mposhti në transfertë Augsburg me rezultatin 2-1. Ishte Petersen që zhbllokoi takimin që në minutat e para të takimit, përpara se Gregroitsch vendosi baraspeshën. Vetëm 10 minuta do të qëndronte takimi në ekuilibër, pasi Schlotterbeck vulosi rezultatin në 2-1.

Fitore ka arritur edhe Arminia Bielefeld ndaj Union Berlin me rezultatin 1-0 falë golit të Okugawa, ndërsa takimi i vetëm që përfundoi në barazim ishte Shtutgart-Bokum me rezultatin 1-1.