SPORT, 18 Shkurt 2022, 23:16

Nuk ka fitues në derbi, Juventus dhe Torino bëjnë paqe

Nuk ka fitues në derbi, Juventus dhe Torino bëjnë paqe

Është mbyllur na barazim 1-1 derbi mes Juventusit dhe Torinos i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A.

Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës së trajnerit Juriç.

Ishte holandezi De Ligt, që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa Beloti vendosi baraspeshën në të 62-tën duke i siguruar një pikë Torinos. 

Kështu, takimi i mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa Juventusi shkon në kuotën e 47 pikëve, tre më shumë se Atalanta e vendit të pestë.

Nga ana tjetër, Torino qëndron në kuotën e 33 pikëve, në vendin e 10-të