TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Egnatia ka marrë fitoren e parë për këtë vit në Superiore, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun rival për mbijetesë. Me këto tri pikë rrogozhinasit barazohen me pikë me Dinamon dhe ngjiten në vendin e shtatë për momentin, me tri pikë më shumë se korçarët.
Fatet e kësaj ndeshjeje u vendosën nga dy brazilianë. Egnatia festoi në minutën e 15-të, kur portieri Rexhepi nuk e kontrolloi topin e gjuajtur nga Ilirid Ademi. Pedro Augusto nuk fali brenda zone dhe shënoi, duke i dhënë epërsinë vendasve.
Vulën kësaj ndeshjeje ia vuri në minutën e 76-të braziliani Jackson, i cili pas një aksioni model goditi në hyrje të zonës dhe topi shkoi në shtyllë e në rrjetë, pa i lënë asnjë mundësi portierit Rexhepi.