TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sokol Cikalleshi ka qënë përsëri protagonist me ekipin e tij, Konyaspor.
Konyaspori ndeshej sot ndaj Kasimpasa ku përfundoi me rezultatin 4-4. Pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-1, e dyta nuk nisi me këmbën e mbarë.
Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Konyasporin pasi miqtë përmbysën rezultatin. Ata barazuan në minutën e 60-të rezultatin në 3-3.
Në minutën e 81-të, Cikalleshi u fut në fushën e lojës për t’i dhënë një dorë sulmit të Konyasporit.
Pas një loje me shumë kartona, Kasimpasa shënoi golin e avantazhit në minutën e 91-të. Por mrekullia ndodh në minutën e 10-të të shtesës së ndeshjes (90'+10), ku Sokol Cikalleshi barazon rezultatin në 4-4 me anë të një penalltie.
Ky është goli i shtatë për sulmuesin e kombëtares shqiptare me klubin turk.