SPORT, 19 Shkurt 2022, 12:10

Shifra të frikshme, PSG nuk heq dorë nga Mbappe, rinovimi në tavolinë, francezi mund të bëhet “sheik”

Shifra të frikshme, PSG nuk heq dorë nga Mbappe, rinovimi në

Ndaj Real Madrid, Kylian Mbappe shfaqi të gjithë potencialin e tij duke i treguar të gjithë botës se sa vlen. Kjo ishte një ndeshje shumë thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e tij, i vërtetoi PSG se çfarë lojtari kanë në dispozicion ndërsa i lëshoi dhe një sinjal tjetër Real Madrid, çdo qindarkë që mund të investojnë për të është mese e përligjur.

Shifra të frikshme, PSG nuk heq dorë nga Mbappe, rinovimi në

Në Francë dhe jo vetëm vijon të bëjë jehonë e ardhmja e tij, e gjitha për tu përcaktuar. PSG është e gatshme ti ofrojë “gjelit” më të famshëm një kontratë të padëgjuar më parë. Nëse Mbappe pranon rinovimin, 25 milionë euro do të shkojnë menjëherë në xhepat e tij në shenjë mirënjohje, ndërsa në sezon do të përfitojë 60 milionë euro, duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në botë.


Përballë një oferte të tillë edhe një lojtar si Mbappe do të mendohej dy herë përpara se të vendos se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm.