SPORT, 18 Shkurt 2022, 20:59

Haland në qendër të projektit, Barça i ofron 100 milionë neto

Haland në qendër të projektit, Barça i ofron 100

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Erling Halandit 100 milionë euro neto për pesë sezonet e ardhshme, pra me një mesatare vjetore 20 milionë euro.

Barça dëshiron ta bëjë Haland lojtarin rreth të cilit mund të ndërtojë një projekt, në nivelin e atij të vitit 2003 me Ronaldinhon, të 2008 me Mesin apo të 2013 me Nejmarin. Por, pa dyshim, “blaugranat” e dinë që nuk do të jetë e lehtë për ta.

Beteja për Halandin, për më tepër, nuk bëhet vetëm për pagën që do të marrë futbollisti aktual i Dortmundit. Gjithashtu në komisionet që duhet të marrin përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, bashkëpunëtorët dhe babai i sulmuesit.

Presidenti Laporta ka dyshimin se lojtari është më afër Realit të Madridit. Florentino Perez ka mundësi të shumta ekonomike për të paguar për kartonin dhe komisionet.