SPORT, 19 Shkurt 2022, 20:31

Rashica nuk mjafton ndaj Liverpulit, Çelsi mbahet “gjallë” në frymën e fundit

Rashica nuk mjafton ndaj Liverpulit, Çelsi mbahet

Liverpuli arriti një fitore fantastike 3-1 me përmbysje përballë Noruiçit, teksa i pari që shënoi në këtë sfidë ishte Milot Rashica (48'), ndihmuar edhe nga devijimi i topit nga lojtarët e Liverpulit, por goli i shqiptarit të Kosovës nuk i mjaftoi ekipit të tij.

Vetëm disa minuta më vonë, ekipi i Klop ktheu çdo gjë në favorin e tij, me dy gola të shpejtë të Mane (64') dhe Salah (67'). Ai që vulosi sfidën ishte i afruari më i ri i Liverpul, Luis Diaz (80').

Nga ana tjetër, Çelsi i Tomas Tuhel, fitoi me mundim ndaj Kristal Palas (1-0). “Bluve” iu desh një gol në minutën e 89’ nga Hakim Zijesh, për të marrë tre pikët.

Një fitore të rëndësishme gjithashtu e mori dhe Arsenali, i cili mundi me rezultatin 2-1 Brentford brenda në Londër.