TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Totenhem ka arritur një fitore fantastike 3-2 në Premier Ligë, ku përballë kishte Mançester Sitin e Guardiolës.
Sfida nisi mjaft mirë për Totenhemin, që kaloi në avantazh me të ardhurin Kulusevski (4'). Mançester Siti barazoi me gjermanin Gyndogan (33').
Herri Kejn shënoi një gol për të kaluar sërish miqtë në avantazh.
Në minutën e 92’, Rijad Mahrez shënoi një 11-metërsh, për të barazuar sfidën vetëm pesë minuta para fundit.
Atëherë kur të gjithë menduan se sfida mbaroi, Herri Kejn shënoi një tjetër gol në 90+5' për t’i dhënë fitoren Kontes.