AKTUALITET, 18 October 2026, 19:10

Protestuesit u rikthyen sërish pranë Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit u rikthyen sërish pranë Kryeministrisë, policia i

Protestuesit janë rikthyer sërish në zonën pranë Kryeministrisë, pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, ku pati edhe përplasje me efektivët e Policisë.

Me rikthimin e turmës para godinës së qeverisë, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, forcat speciale RENEA kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, teksa situata vijon të jetë e tensionuar.

Protestuesit u rikthyen sërish pranë Kryeministrisë, policia i