TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i famshëm anglez, Mançester Junaitid, anuloi marrëveshjen e sponsorizimit prej 40 milionë paundësh me linjën ajrore ruse “Aeroflot”, shkruan media britanike “Daily Mail”
Lëvizja vjen si përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Junaitid fluturoi në Madrid të martën me “Titan Airways”, një linjë çarteri britanike.
Një zëdhënës i Junaitid tha: “Në dritën e ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të ‘Aeroflot’. Ne bashkohemi me shqetësimet e fansave tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që janë prekur”.
Klubi anglez kishte një marrëveshje të gjatë tregtare, pasi u lidh për herë të parë me kompaninë ruse në 2013, por tani i ka ndërprerë lidhjet.
Marrëveshja e Junaitid me “Aeroflot” u rinovua në 2017 në shumën prej 40 milionë paund dhe do të skadonte në 2023. “Aeroflot” është linja ajrore kombëtare e Rusisë dhe fluturon në 146 destinacione në 52 vende.
Junaitid ka arkëtuar rreth 100 milionë paund në total nga marrëveshja e tij nëntëvjeçare me “Aeroflot”.