SPORT, 24 Shkurt 2022, 17:18

Ekipi legjendar gjerman bojkoton Rusinë, heq nga fanellat fjalën “Gazprom”

Ekipi legjendar gjerman bojkoton Rusinë, heq nga fanellat fjalën

Ekipi legjendar gjerman, Shaklke 04, është si shumë të tjerë nga ata që nuk e pranojnë sulmin rus ndaj shtetit ukrainas dhe kështu ka marrë një vendim për ta bojkotuar.

Mënyra se si do ta bëjë këtë është duke hequr nga fanellat e saj sponsorin rus “Gazprom”. Ky vendim është dhënë me kërkesë të Europarlamentarëve të Gjelbër Gjermanë.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Shalkes shkruan: “Duke parë ngjarjet, zhvillimin dhe përshkallëzimin e ditëve të fundit, Shalke 04 heq fjalën GAZPROM nga uniformat”.