SPORT, 25 Shkurt 2022, 08:47

Kategoria superiore/ Derbi i kryeqytetit premton spektakël, ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Kategoria superiore/ Derbi i kryeqytetit premton spektakël, ndeshjet

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 22-të me dy ndeshje tepër të luftuara që premtojnë spektakël.

Në orën 16:45, në stadiumin “Skënderbeu”, do të luhet sfida Skënderbeu-Vllaznia.

Klubi korçar ka zbritur në vendin e fundit, ku kërkojnë që të ndërpresin ecurinë e gjatë negative, teksa nuk e kanë përjetuar ende fitoren e parë për vitin kalendarik 2022, ku suksesi i fundit në kampionat daton më 18 dhjetor ku triumfuan në shtëpi ndaj Kastriotit.

Ndërsa Vllaznia kërkon tre pikët për të qenë aty për zonën Europiane.

Në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet derbi i kryeqytetit, Dinamo-Partizani.

Edhe skuadra dinamovite synon tre pikët për të dalë si nga zona e ftohtë e tabelës, por edhe për tu rikthyer sërish te rezultatet pozitive.

Ndërsa ekipi i Dritan Mehmetit synon fitoren për të qenë ende në garë për kupat e Europës.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

Kategoria superiore/ Derbi i kryeqytetit premton spektakël, ndeshjet