SPORT, 24 Shkurt 2022, 21:46

Video/ Shënoi dygolësh në fitoren e Atalantës, lojtari ukrainas emocionoi me dedikimin

Video/ Shënoi dygolësh në fitoren e Atalantës, lojtari

Atalanta arriti të kalonte në turin tjetër të Europa League, teksa edhe ne ndeshjen e kthimit arriti të mposhte skuadrën greke të Olympiacos.

Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa dopietë arriti të shënonte lojtari ukrainas Malinovsky, i cili pas golave të shënuar, emocionoi të pranishmit me festen, teksa kishte bërë një shkrim për ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Ukrainën, ku Rusia ka bombarduar që në orët e para të mëngjesit popullin ukrainas.

Mesfushori i ka emocionuar të gjithë në momentin e festës së golit të parë, teksa ngriti fanellën duke nxjerrë poshtë bluzën e bardhë ku shkruhej: “Jo luftë në Ukrainë”.