TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë reagime dhe nga bota e sportit, ku shumë sportistë, por sidomos futbollistë ukrainas janë solidarizuar për të mbrojtur shtetin e tyre dhe disa të tjerë kanë sulmuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Njëri prej tyre është futbollisti i Fuenlabradas në Spanjë, Roman Zozulja, i cili pas bombardimeve të Rusisë, ka reaguar menjëherë kundër presidentit Putin.
“Putini është rimishërimi i Hitlerit, bota duhet ta kuptojë këtë. Planet e tij shkojnë përtej pushtimit të Ukrainës. Është thelbësore që të gjitha vendet të vendosin sanksione kundër këtij regjimi të mallkuar”, ishin fjalët e sulmuesit ukrainas, në një postim të tijin në rrjetet sociale.