SPORT, 25 Shkurt 2022, 10:59

Pushtimi rus ndryshon edhe axhendën e Champions League, finalja do të zhvendoset nga Shën Petersburgu, ja ku do të luhet

Pushtimi rus ndryshon edhe axhendën e Champions League, finalja do të

Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rus UEFA ka vendosur që të luhet në Paris.

Vendimi për të zhvendosur finalen e një nga kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit u mor në një takim urgjent të organit drejtues të futbollit evropian sot.

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi dje një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje.

Rusia dhe Ukraina gjithashtu ishin planifikuar të luanin ndeshje të play-off të Kupës së Botës në mars, por FIFA tha se situata mes tyre do të monitorohej.