TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-lojtari kombëtares tonë, Andi Lila ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm ditën e djeshme.
Lila ka bërë një postim në rrjetin e tij social Instagram i cili ka marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë. Me këtë veprim, Andi Lila i tregon edhe njëherë mikpritjen e madhe shqiptare në kohë të vështira.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.
Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.
I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre! Kaq mund të bëj në këtë moment.
Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë.”