TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare, Kosova ka emëruar në krye të pankinës, trajnerin francez, Alan Zhires.
Sot me anë të një konference për shtyp presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka prezantuar trajnerin e ri të përfaqësueses së “Dardanëve”, i cili ka firmosur një kontratë deri në nëntor të vitit 2023.
Në karrierën si trajner Zhires ka drejtuar skuadrën e Tuluz, nga viti 1996 deri më 1998-ën dhe më pas 1999-2000.
Po ashtu ka trajnuar edhe te Parisi për një periudhë të shkurtër në vitin 1998 dhe më pas të FAR Rabat nga 2001-shi deri në 2003-shin.
Nga viti 2004 ka filluar eksperiencat me ekipet kombëtare, ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004-2005), Gabonin (2006-2010), Malin (2010-2012 dhe 2015-2017), Senegalin (2013-2015) dhe kombëtarja e fundit që Zhires ka drejtuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018-‘19.