TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA ka vendosur që Shën Petersburgut t’i hiqet e drejta për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.
Lajmin e ka bërë të ditur Associated Press. Të premten do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të diskutuar krizën gjeopolitike dhe një burim i medias ka saktësuar se zyrtarët e UEFA-s do të konfirmojnë se ndeshja e planifikuar për në 28 maj nuk do të luhet në Rusi.
Ditët e fundit mediat britanike kishin hedhur idenë se finalja e Champions League mund të luhej në Londër, në Wembley.
Më pas erdhi mohimi nga UEFA, që megjithatë, duke marrë shkas nga fillimi i ndërhyrjes ruse në Ukrainë, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të premten për të kuptuar se çfarë vendimesh do të merren për ngjarjet e javëve të ardhshme.
Në rrezik edhe Rusi-Poloni, që do të luhet në 24 mars në Moskë, ndeshje e vlefshme për playoff për Botërorin e Katar 2022.